zoom

Të gjitha

Alex Rodriguez apo Ben Affleck? Zbuloni se kush ka pasurinë më të madhe

Të jesh partner i Jennifer Lopez do të thotë të jesh gjithmonë në qendër të vëmendjes. Madje edhe në momentin që ata nuk janë me 53-vjeçaren, sërish bëhen kryefjalë e mediave rozë.

Dy partnerët më të fundit të artistes së famshme janë tashmë ndër njerëzit më të suksesshëm në botë, secili në fushën e vet. Alex Rodriguez ka qenë një mrekulli e bejsboll.

Nga ana tjetër, Ben Affleck gjithashtu filloi rrugëtimin e tij në kinematografi në moshë shumë të re me skenarin e tij “Good Will Hunting”.

Të dy kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshëm dhe kanë grumbulluar pasuri mbresëlënëse gjatë gjithë viteve. Por njëri prej tyre ka padyshim më shumë para se tjetri. Kush ka pasurinë më të madhe mes Alex Rodriguez dhe Ben Affleck?

Duke filluar me aktorin/regjisorin, Ben Affleck ka qenë i përfshirë në shumë prej filmave më të suksesshëm të realizuar ndonjëherë. Edhe pse ai ka luajtur në shumë prej tyre si aktor, suksesi më i madh që ka arritur ndonjëherë ishte kur vendosi të bëhej regjisor.
Edhe pse ai ka qenë joaktiv gjatë dy viteve të fundit, Ben Affleck ka patur të ardhura që varionin nga 15 deri në 20 milionë dollarë për film si aktor. Aktualisht, pasuria e tij neto është rreth 150 milionë dollarë. Duke marrë parasysh se sa i suksesshëm ka qenë ai gjatë viteve të fundit, Ben Affleck është mjaft i pasur. Po a mjafton kjo pasuri për të mposhtur Alex Rodriguez?

Pasuria aktuale e Alex Rodriguez

Lojtarët e bejsbollit fitojnë si askush tjetër në botë, ata janë atletët që kanë të ardhurat më të larta gjatë karrierës së tyre profesionale. Alex Rodriguez e filloi karrierën e tij me “Seattle Mariners”, vazhdoi të luante për “Texas Rangers” dhe u shndërrua në një emër të njohur me “New York Yankees”. Falë kontratave të tij fitimprurëse në MLB, Alex Rodriguez aktualisht ka një vlerë neto prej 350 milionë dollarësh.