zoom

Sport

Aleksi provokon Partizanin: Flamuri në mesfushë ishte për ngushëllim, Tirana është bardheblu

Tirana ka arritur që të fitojë me shifrat 2-0 kundër Partizanit. Menjëherë pas mbylljes së takimit ka pasur vend edhe për një incident.

Aleksi ka marrë një flamur nga tifozët dhe e ka vendosur në mesfushë.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Murataj, që nuk e ka pritur mirë një provokim të tillë.

Për të folur mbi këtë rast, Aleksi ka vazhduar “xixat” edhe në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora TV”.

Derbi – “Nuk jam më ai Aleksi që merrte shumë kartona si më parë, jam më i qetë tani. Mendoj se do të dalim prapë kampion për të mbrojtur titullin. Ne kemi fituar me 10 lojtarë, imagjinoni me 11 lojtarë”.

Përplasja me Muratajn – Nuk e kuptova pse erdhi Murataj, nuk kishte debat, thjesht më tha që pse e vendosët flamurin. Ishte thjesht një ngushëllim prandaj e dërgova flamurin në mesfushë, për të treguar që Tirana është bardheblu.

Provokim – Le ta marrin si të duan. Pavarësisht se Partizani është në vend të parë, unë nuk e di sesi Partizani është në vend të parë me këtë lojë që bën. Megjithatë nuk merrem me kundërshtarët. Në futboll ka dhe fat, Partizani ka pasur fat që në ndeshjet e para. Por me mirë fati të vijë vonë”, tha Aleksi. /zoom.al/