zoom

Bota

Aleksandër Vuçiç: Do të shkoj në Mitrovicë nëse më lejojnë shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë për mediat se serbe se nëse do të ishtë në dorën e tij ai do të vizitonte, komuat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Shkuarja atje nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre”- ka thënë Vuçiç.

Siç raportojnë mediat në Beograd, Vuçiç është shprehur gjithashtu i keqardhur për situatën në veri, referuar mbylljes së insititucioneve serbe paralele, nga autoritetet e Kosovës. Edhe më herët kosova ka refuzuar vizitën e Aleksandër Vuçiç apo zyrtarëve të tjerë serbë në komunat e veriut, Mitorvicë, Leposaviç, Zubin Potok apo Zveçan.

Madje deklarata të tilla janë konsideruar edhe provokuese.