zoom

Politikë

Aleati i del kundër Berishës: Zgjedhjet nuk u vodhën

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pretendon se zgjedhjet e 14 majit u vodhën nga qeveria, duke paralajmëruar edhe për prova që e faktojnë këtë, por aleati i Sali Berishës, Agron Duka nuk ndan të njëjtin mendim me dy liderët e koalicionit.

Në një intervistë televizive, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste pohoi se mund të ketë pasur raste kur janë blerë vota, por, sipas tij, këto raste nuk përbëjnë asnjë ndryshim në rezultat sepse fitorja e mazhorancës është shumë e thellë.

“Unë them që pavarësisht shkeljeve të ndryshme, rezultatet në diferencë kaq të madhe nuk të lënë të kontestosh zgjedhjet dhe të dyshosh se zgjedhjet janë vjedhur.  Si në Tiranë, Elbasan, Durrës por ajo që cuditi më tepër ishte Shkodra të them të drejtën, duke parë edhe diferencën e madhe në fitore.

Nëse dokumentohen raste që janë blerë votat, shumë mirë bëhen sepse duhet të marrë fund shitblerja e votave në Shqipëri. Nuk mendoj se rezultati final mund të ndikohej në ndonjë nga këto bashki. Propaganda dhe mënyra e të bërit propagandë nga kryeministri ka qenë aftësi e tij”, tha Agron Duka.