zoom

Aktualitet

Alda Nikolli i nxori fotot nga qelia – Drejtoria e Burgjeve i heq internetin Nuredin Dumanit

Pasi Alda Nikolli publikoi foto për të provuar se ka pasur një marrëdhënie të shkurtër me Nuredin Dumanin dhe se fliste 24 orë me të edhe nga qelia, Drejtoria e Burgjeve ka marrë masa.

Dy punonjës të Burgjeve u pezulluan nga detyra dhe po ashtu, u shkëput linja e internetit për dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli, të cilët kishin mundësi të flisnin me celularë dhe kompjuterë nga burgi 313.

Në fotot e publikuara në formën e denoncimit nga Alda Nikolli, ajo fakton se ka pasur komunikime të vazhdueshme në kamer me Nuredin Dumanin nga burgu.

Alda Nikolli ishte shënjestër e një atentati me tritol në Elbasan pak ditë më parë, ngjarje për të cilën ajo akuzon Nuredin Dumanin.

Postime të lidhura