Aplikacion
Kjo është ajo që ka zbuluar AKU së fundmi, ku në rast se do të hidhej në treg, do të rrezikonte shëndetin e qytetarëve, pasi ky parazit shkakton inflamacion gastrointestinal, por mund të shkaktojë edhe komplikime kur depërton në mukozën e stomakut ose zorrëve.
Gjithashtu nga kontrollet janë gjetur edhe mbi 4516 kg fileto derri me samonelë, të importuara nga Brazili, që do të hidheshin në treg.
Në përgjigjen e kthyer nga AKU për Ora News, thuhet se açugia është bllokuar dhe do të asgjësohet në Shqipëri. Ndërsa në lidhje me 4516.75 kg fileto derri njoftohet se qëndrojnë te hapura 2 mundësi.
E para kjo sasi mishi mund të asgjësohet ose, do t’i jepet subjekteve të tjera të cilat plotësojnë kriteret për trajtimin e produktit dhe rihedhjes se tij në treg.
AKU u pyet se çfarë përfshinte përpunimi i mëtejshëm i mishit me salmonelë, por nuk ktheu asnjë përgjigje, duke hedhur dyshime se si ky produkt do t’ju ofrohet përsëri qytetarëve.