Aplikacion
Sipas ERRU-së, krahasuar me vitin 2019, niveli i humbjeve nga lidhjet e paligjshme në transmetim dhe shpërndarje paraqet tendencë në përmirësim, por që është në vlera të papranueshme dhe i mbivlerësuar, çka tregon se procesi i eliminimit të tyre duhet të jetë në fokusin e çdo shoqërie. Paralelisht, të dhënat e mbledhura dhe të përpunuara vit treguan se niveli i “Ujit Pa të Ardhura” është rritur me 1.6%, duke arritur në 65.44%.
Në grupin e parë të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, ku bëjnë pjesë ato shoqëri që janë më të shëndosha nga pikëpamja financiare, me nivele të larta, në drejtim të vjedhjeve, nën-faturimeve dhe lidhjeve të paligjshme paraqiten shoqëritë e UK në Shkodër, Fier, Vlorë dhe Durrës. Sa i takon Tiranës, ky tregues është në masën 41%.
Problem i pazgjidhur, sipas ERRU-së mbetet edhe mungesa e matësve në pikat kyçe të prodhimit të ujit. Në vitin 2020, sasia e ujit të prodhuar nga të gjitha shoqëritë UK është 309,887,138 m3, por prodhimi total matet në nivelin 57%, ndërsa pjesa tjetër prej 43% vlerësohet. Gjithashtu, ndonëse rezulton se prodhimi total u rrit me rreth 12.3 milion m3, faturimi total ka mbetur pothuaj i njëjtë me vitin 2019. Nga totali i sasisë së ujit të faturuar, Faturimi i Matur zë 75.5% e tij, pjesa tjetër faturohet aforfe. / Ola Mitre – SCAN