zoom

Aktualitet

Alarm për bombë në shkollën private Turgut Ozal në Tiranë

Një alarm për bombë ka shkaktuar panik sot në shkollën “Turgut Ozal”, ku menjëherë kanë mbërritur forcat xheniere për të kryer verifikimet.

Sipas burimeve, alarmi është ngritur pas një e-maili të dërguar në adresën e sekretares së shkollës, ku pretendohej për praninë e një bombe.

Forcat e sigurisë kanë kryer kontrolle të hollësishme, por nuk është gjetur asnjë gjurmë eksplozivi. Ndërkohë, sektori i krimit kibernetik ka nisur hetimet për të zbuluar burimin e e-mailit kërcënues.

Edhe pse verifikimet nuk kanë konfirmuar ndonjë rrezik real, policia vijon të qëndrojë pranë shkollës për arsye sigurie, ndërsa stafi dhe nxënësit janë evakuuar.