zoom

Bota

Alarm për bomba! Kyçen shkollat në Bruksel

Autoritetet belge janë alarmuar për një rrezik të mundshëm për vendosjen e bombave, duke u detyruar të mbyllin shkollat.

Kyçja e 27 shkollave në Bruksel dhe rajonin
Brabant do të qëndrojnë të mbyllura për nxënësit të hënën pas një alarmi të dhënë të dielën për bombë.

Një alarm i tillë u dha pas kërcënimeve që u morën për bombë edhe në fillim të këtij muaji, kur disa shkolla brenda dhe jashtë Brukselit u evakuuan.

Sipas Prokurorisë së Brukselit, këto incidente duhen marrë shumë seriozisht.

“Kërcënimet e rreme me bombë dënohen me dënime të rënda që variojnë nga tre muaj deri në dy vjet burgim dhe me gjobë nga 400 deri në 2400 euro”, njoftuan autoritetet.