Aplikacion
Në përfundimin e ndeshjes, trajneri i Al-Nassr, Rudi Garcia, fajësoi sulmuesin portugez për eliminimin, me francezin i cili priste diçka me shumë nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.
“Natyrisht që nuk jam i lumtur, prisja shumë më shumë nga skuadra, të paktën nga elementët që janë në gjendje të bëjnë diferencën. Një nga gjërat që mund të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes ishte ai rast i shpërdoruar nga Cristiano në pjesën e parë. Ai moment mund të ndryshonte fatin e ndeshjes dhe do të kishte tjetër kurs, por ajo çfarë ndodhi nuk ndryshohet më. Përgëzoj kundërshtarin, ata luajtën mirë në pjesën e parë, ndërsa ne dominuam në pjesën e dytë, por vuajtëm mungesën e finalizimit. Sulmi ynë nuk ishte aspak në lartësinë e duhur dhe ne nuk ishim në gjendje për të ndryshuan fatin e ndeshjes. Tani do të fokusohemi në kampionat të rikthejmë titullin kampion”, tha Rudi Garcia. /zoom.al/