zoom

Të gjitha

Al Ahli kërkon Vinicius, Real Madridi i tregon klauzolën e lirimit prej 1 miliard euro

Ajo që dje dukej si një tjetër thashetheme në treg, po merr formë me kalimin e orëve.

Sipas MARCA, Al Ahli i ka kërkuar Real Madridit që të marrë në konsideratë një largim të mundshëm të futbollistit brazilian në Lindjen e Mesme.

Përgjigja e klubit të bardhë ka qenë e qartë dhe e drejtpërdrejtë: klauzola e lirimit të tij është 1 miliard euro.

Por klubi saudit duket se nuk është i gatshëm të paguajë këtë shifër, e cila do të ishte shuma më e lartë e paguar në një kontratë në historinë e sportit botëror.

Në çdo rast, Al Ahli i ka ofruar Real Madridit një shumë më të lartë për Vinin sesa vlerësimi teorik i tij në treg, që është rreth 200 milionë euro dhe pritet që në ditët në vijim të paraqesin një propozim formal.