zoom

Aktualitet

Akuzohet se zhvati fondet e BE me ish-ministrin Beqaj te SASPAC, pranga në Rinas biznesmenit Haxhia

Një nga 8 të akuzuarit e dosjes së bujshme të SPAK për fondet e vjedhura e shpërdoruara të BE-së, me skemën e ngritur nga ish-ministri i arrestuar Ilir Beqaj, sapo është arrestuar pasi kërkohej prej katër ditësh nga organet ligjzbatuese.

Biznesmeni Gazmend Haxhia, pronar i ‘Landways International’, i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së, njoftohet se u arrestua nga policia sapo zbriti nga avioni në aeroportin e Rinasit. Ndaj tij, gjykata kishte caktuar në mungesë masën e arrestit shtëpiak.

Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE.

SPAK thotë se SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi, “Festa”. Por për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë, dhe nga mbi 500 mijë € tenderë, u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darke te “Gzona”.

Masat e Gjykatës:

Arrest në burg

1- Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC
2- Ermal Kurtulaj –   koordinator i projektit EUSAIR

Arrest në shtëpi:

3- Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landways International’ – Nuk është ekzekutuar vendimi
4- Elton Marini – Menaxher futbollistesh  -ortak i shoqërisë private
5- Alfred Nikollaj – drejtori Administrativ i ‘Landways International’
6- Gazmend Haxhia- pronar i ‘Landways International’

Detyrim paraqitje:

6- Bledar Leka
7- Bjona Zijaj – konsulente financiare

/ZOOM.AL/