zoom

Slider

Akuzohet se e goditi, Fero shpërthen ndaj Arbenitës: Shihemi në gjyq

Disa ditë më parë në rrjet qarkulloi lajmi se reperi i njohur Fero Fera ka dhunuar dhe ka kërcënuar partneren e tij, modelen Arbenita Ismajli.

Reperi është dënuar nga gjykata në Gjilan me masën e sigurisë për paraburgim prej 30 ditësh, e së fundmi ka ardhur dhe reagimi i modeles e cila falenderonte të gjithë personat që janë shqetësuar për të, teksa shton se ajo dhe vajza e saj Nina janë mirë. Sakaq, Arbenita shprehej se besonte në drejtësi.

E menjëherë pas deklaratës së modeles, ka ardhur dhe kundërpërgjigja e reperit i cili shkruan se drejtësia ëshyë thikë me dy presa, ku i bën të ditur partneres së tij që të mos viktimizohet përmes vajzës së tyre pasi për të është kujdesur nëna e tij.

Ndër të tjera, Fero shton se Arbenita e ka keqpërodur lirinë dhe durimin e tij. Këngëtari gjithashtu ka postuar dhe një foto të mamasë së tij ku shfaqet me vogëlushen ku krahas imazhit e falenderon që është kujdesur për të që në lindjen e saj.