zoom

Bota

Akuzohet për përdhunim, arrestohet lojtari i Premier League

Policia e Londrës së Veriut ka arrestuar një lojtar të Premier League, i cili akuzohet për përdhunim. Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga Telegraph, e më pas është shpërndarë edhe në mediat e tjera.

Sipas asaj që shkruhet, emri i futbollistit nuk bëhet i ditur për arsye kofidenciale. Në këto momente që po flasim, personi i cili nuk e kalon moshën 30 vjeçare ndodhet në paraburgim.

Akuza ka ardhur nga një vajzë 20 vjeçare, me policinë britanikë që nuk ka hezituar për të vënë në pranga djaloshin.  Ky nuk është rasti i parë që shikojmë në Premier League, pasi në të kaluarën Gylfi Sigurdsson dhe Adam Johnson u përfshinë në situata të ngjashme.