Aplikacion
Zhvillime të reja juridike dhe ligjore mësohet se kanë ndodhur këto muaj.
Tashmë në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, bëhet me dije se Arben Ahmetaj ka kontraktuar një kompani lobimi në SHBA.
Konsulenca do jetë ligjore, politike dhe juridike. Ahmetaj i mohon akuzat dhe pretendon se ndaj tij u bë “gjueti shtrigash”.
Por SPAK thotë se ka prova bindëse se ish-numri dy i qeverisë ka përfituar nga biznesmeni Klodian Zoto dhe kanë kapur nga përgjimet dhe dokumentet, materiale me rëndësi hetimore.
Ahmetaj në intervistën që dha për “Syri TV” javën e kaluar, përmendi emra oligarkësh, koncesionarësh, politikanësh e pushtetarësh t1% implikuar, deri te kërcënimet me jetë ndaj tij.
Vendndodhja e Ahmetajt ende nuk dihet dhe Interpol Tirana e ka në kërkim ndërkombëtar, teksa humbi dhe mandatin e deputetit. /ZOOM.AL/