Aplikacion
Simixhiu ka qenë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërkohë iu drejtua Apelit për zbutjen e masës së sigurisë. Ndërkohë Apeli vendosi që Simixhiu të kalojë nga “arresti shtëpiak”, në atë me burg, duke ashpërsuar masën, teksa Policia do ekzekutojë vendimin me urdhër të SPAK dhe GJKKO.
Simixhiu dyshohet për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Vendimi thotë:
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Dhimitër Lara, sot më 05.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 141 akti, datë 25.06.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 238, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ndaj shtetasit nën hetim N.S., disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 238, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të hetuarin z. N.S., duke urdhëruar:
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal shtrëngues të “arrestit në burg” për të hetuarin z. N.S., caktuar me vendimin nr. 134, datë 07.12.2023, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas neneve 28, 248, 334 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e GJKKO”. /ZOOM.AL/
DETAJE nga plagosja në Tiranë/ Kush janë dy vëllezërit e plagosur dhe autori (EMRAT)