Aplikacion
Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, nëpërmjet avokatit kishte kërkuar ndryshimin e masës dhe lirimin.
Rraja ka mohuar përfshirjen në ngjarje, teksa SPAK deri tani akuzon mbi 10 persona si grup të strukturuar se janë implikuar në sulmin me një të vdekur dhe dy të plagosur.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 04.01.2024, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim R.Rr., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 472, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
Miratimin e disponimit me nr. 472 akti, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në verdikt.
Në atentat humbi jetën shoferi i magjistratit, Andi Maloku, si dhe u plagosën Landi Muharremi, i njohur si “RRumi i Shijakut” dhe vetë prokurori Ndoja, që ishte shënjestër. /ZOOM.AL/