zoom

Aktualitet

Akuzohen se sulmuan Kryeministrinë me “Molotov” në protestë, dalin para Gjykatës 4 të rinjtë

Katër protestuesit e arrestuar më 20 shkurt në tubimin e opozitës para Kryeministrisë, sapo kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë.

Seanca po ndiqet edhe nga deputetët e opozitës, në mbështetje të të ndaluarve, duke pretenduar edhe se janë dhunuar nga Policia.

Avokatët do e cilësojnë arrestim të paligjshëm, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm. Nën hetim janë edhe disa protestues të tjerë, në gjendje të lirë.

Katër protestuesit janë Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola, Ismet Stefanis. Ata akuzohen se hodhën molotov, fishekzjarre dhe flakadanë ndaj Kryeministrisë dhe efektivëve.

Opozita publikoi pamje dhe foto, ku efektivë civilë pa uniformë, dhunonin protestuesit. /ZOOM.AL/