zoom

Lajme

Akuzat për abuzime seksuale, arrestohet reperi i njohur amerikan (Video)

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA, ka raportuar se agjentët e saj kanë bastisur disa prona të reperit të njohur Sean “Diddy” Combs, në Los Anxhelos, Miami dhe Nju Jork, teksa arrestuan edhe këngëtarin.

Kontrollet në prona raportohet se janë bërë nga autoritetet federale në Nju Jork, në kuadër të një hetimi për sulm seksual.

Mediat amerikane raportojnë se disa telefona u sekuestruan në Miami, përpara se muzikanti të nisej për një udhëtim në Bahamas. Sipas NBC News, tre gra dhe një burrë janë intervistuar nga zyrtarë federalë në Manhattan në lidhje me hetimin e abuzimit seksual, nxitje dhe shpërndarje të narkotikëve dhe armëve të zjarrit.

Reperi po përballet me padi të shumta për sulme të dyshuara seksuale dhe trafikim seksual. Vitin e kaluar, ish e dashura e tij, këngëtarja Cassie e akuzoi atë për abuzim seksual për vite me radhë. Një tjetër pretendon se Combs, së bashku me dy burra të tjerë, e përdhunuan atë dy dekada më parë, kur ajo ishte 17 vjeç.

Producenti Rodney Jones ka akuzuar gjithashtu muzikantin për sulm seksual ndaj tij dhe se e ka detyruar atë që të punësojë punonjës seksi dhe të kryejë akte seksuale me ta. Dokumentet detajojnë aktet e sulmeve seksuale, rrahjeve dhe drogimit të detyruar të kryera në fillim të viteve 1990 nga Combs, në atë kohë një drejtor talentesh dhe figurë në rritje në komunitetin hip-hop të qytetit të Nju Jorkut.

Combs është ndër muzikantët dhe producentët më me ndikim të hip-hop-it në tre dekadat e fundit. I njohur më parë si Puff Daddy, ai ndërtoi një nga perandoritë më të mëdha të hip-hop-it. Ai është themeluesi i Bad Boy Records dhe një fitues tre herë i Grammy, i cili ka punuar me një mori artistësh të nivelit të lartë, duke përfshirë Notorious BIG, Mary J Blige, Usher, Lil Kim, Faith Evans dhe 112. /ZOOM.AL/