zoom

Lajme

Salianji-Ballës: Paguhen 500 mijë euro për shef policie, flisni tani për “Çiftelinë”! Martinaj u…

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në interpelancën e tij me ministrin e Brendshmëm, Taulant Balla tha se ky i fundit nuk iu përgjigj shumë pyetjeve që demokrati i drejtoi.

Ai tha nga foltorja e Kuvendit se janë hedhur në këto vite miliona euro për reformimin e policisë dhe pastrimin e saj nga krimi, por vetëm një drejtues i lartë është përjashtuar për këtë akuzë. Ai u ndal dhe te zhdukja e Martinajt.

Salianji hodhi dyshime edhe për rastin e zhdukjes së Ervis Martinajt, teksa theksoi se shefa policie përdorin SKY, emërohen shefa duke paguar nga 500 mijë euro dhe mbajnë lidhje të forta me krimin e organizuar.

“Gjatë gjithë fjalës tuaj nuk kishit asnjë përgjigje për pyetjet që ju kam dërguar. Nuk thatë se sa punonjës kanë kaluar vettingun nga 11 mijë punonjës nga Drejtoria e Përgjithshme. Ka 8 vite, miliona euro, 3 ndryshime për këtë ligj dhe ka përfunduar jashtë vetëm 1 drejtues i lartë. Gjithë mln e eurove, investimet e partnerëve, është përjashtuar vetëm një drejtues. E pamë në rastin e Metamorfozës, se si në bëheshin emërimet në Policinë ë Shkodrës. Të dyja palët punonin për socialistët për të mbledhur votat. A keni dijeni për përdorues të policisë që përdorin telefona Sky. Ne vetëm kemi inkurajuar Policinë e Shtetit. Mos t’i mbajmë peng qytetarët.

Ju nuk na thoni dot si parti se po bëjmë namin në policinë e Shtetit se i keni rënë me hunj. Dilni dhe thoni që drejtuesit e policisë janë te grupi i Çiftelisë. Apo vetëm kur ishte koha e PD-së. Zbardhni zhdukjen e Ervis Martinajt, është gjallë apo ka vdekur? E keni në kërkim edhe sot. A keni guxim t’ua thoni familjarëve është gjallë apo jo? Është njoftuar 5 minuta para operacionit policor për arrestimin e tij se siç duket kishte plane të tjera qeveria”, tha deputeti demokrat.

Por Salianji e vijoi më tej numrin e akuzave ndaj mazhorancës dhe Policisë, duke iu drejtuar ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ka deklaruar se policia e Shtetit arreston dhjetëra persona për disa kilogram kokainë.

Ai pyeti edhe një herë ministrin Balla nëse ka informacion se disa ministra marrin rreth 500 mijë euro për të emëruar shefa komisariatesh që dalin në përgjimet e SKY.

“Keni fuqi ti kapni këto me tonelata? Arrestoni 30 veta për 3.5 kilogram kokainë. Është rritur sasia e lëndëve plasëse të trafikuar nga Kosova. Tendecë rritjeje thotë SPAK për armët, ju thoni ulje, kam tendencë të besoj SPAK. Si mund të besohet policia ku në mes të Tiranës ndërtohen 7 kate pa leje me kullave por po bëri diku tjetër një avlli, e arrestoni edhe rrisni statistikat, fshihni rastin e burrit të ministres Ibrahimaj. Keni informacion që ministra nëpërmjet marrin 500 mijë euro për të emëruar shefa komisariatesh që janë në përgjimet e SKy?”, tha ai. /ZOOM.AL/