zoom

Lajme

Akuzat e Berishës për Ëngjëll Agaçin, Rama: Iku për arsye shëndetësore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re?’, në rrjete sociale lidhur me akuzat e Berishës ndaj sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

Berisha tha dje në parlament se hetuesit e SPAK kanë marrë laptopin e Agaçit dhe se ai ka ikur në Itali. Rama sqaron se këto janë sajesa të ‘bufit të kënetës’, ndërsa Agaçi ndodhet në Itali për arsye shëndetësore.

Sipas Ramës, Agaçi pati një bllokim të arterieve koronare dhe u operua në zemër. Sekreari Agaçi pati një dalje jashtë funksionit të mushkërive, për të cilën u fut në intubim. Ai vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve për rikuperim të mushkërive

Reagimi i Edi Ramës në rubrikën Çkemi ndonjë të re, lidhur me akuzat e Berishës ndaj Ëngjëll Agaçit:

‘Dua të ndaj diçka revoltuese me ju. Këneta është përballë një thatësie të madhe dhe kjo është e qartë. Maji do jetë përvëlues për të dhe bufi i kënetës politike dhe mediatike e di këtë më mirë se sa kushdo tjetër. Mobilizimi i krijesave të saj që nga njerëzillëku dhe nga qytetaria janë njësoj se bretkosa, zhapikë, Salamandra, mushkonja, merimanga uji, kërmij kënete nuk ka për të ndryshuar asgjë në fatin e saj të shkruar. Por ama llumi helmues i kënetës i asaj kënete që ka mbetur nga ajo që lindi si partia evropiane e shqiptarëve do të mbiprodhohet deri në ditën çliruese të 11 majit dhe zhaurima histerike e atij kolektivi speciesh të ulëta politike dhe mediatike do të shqetësojë dynjanë me akuzat, shpifjet, sajesat dhe gënjeshtrat që i imagjinoni do të shkojnë në një nivel të ri.

Prej ditësh këneta ka marrë peng Ëngjëll Agaçin, ka marrë peng gruan, vajzën e tij, nënën e tij të mrekullueshme, familjen, të afërmit, miqtë e tij me ferman të bufit që e shpalli sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë një person në arrati nga drejtësia. Dhe me tamtamet e mushkonjave anofele të kënetës mediatike që hodhën helmin e zëvendësimit të tij, e dyndjes së hetuesve të SPAK në kryeministri, e marrjes së laptopit të sekretarit dhe e syrit që t’u dalë bashkë me Qimen e bufit. Ëngjëll Agaçi studio në Itali drejtësi, u bë pjesë e studiove më të njohura të avokatisë në Romë, ku punoi për shumë vite si një shqiptar dinjitoz për shumë vite.’

Postime të lidhura