zoom

Politikë

Akuzat e Ahmetajt/ Berisha: Veliaj u struk në strofullën e tij! Rama s‘guxoi të flasë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pas akuzave të Arben Ahmetajt, kreu i qeverisë s’guxoi të flasë, ndërsa sipas tij, kryebashkiau i Tiranës, Erion Veliaj u struk në strofullën e tij.

Lideri demokrat u shpreh se ish-numri i 2 i qeverisë Rama lëshoi nga Zvicra akuza për kryeministrin dhe Veliaj, ku sipas Berishës i cilësoi si “eksponentët më kryesorë të mafias në Shqipëri”.

“Ky zhvillim është se për herë të parë, me gjithë akuzat direkte për Edi Ramën, Erion Veliaj, Altin Dumani, Belinda Balluku, asnjë fjalë, asnjë rrokje nuk kanë shqipëruar ata të cilët menduan se, Arben Ahmetaj nuk ka gjë të re, u ngutën”, tha ai.

Berisha theksoi se deklaratat e Arben Ahmetajt, strukën në strofullën e tij Erion Veliajn, i cili sipas ish-zv.kryeministrit është pronari i vërtetë i djegësit.

“I nxorri dhe ndërmjetësin me të cilin ka zhdukur 60 milionë. Keni dëgjuar të shqipërojë një fjalë. Por nga i gjithë establishmeti i narko shtetit, organizata kriminale që quhet qeveri, organizata tjetër kriminale që quhet bashki, asnjë nuk foli”, tha ish-kryeministri.

Deklarata e Berishës:

Ish numri dy për 9 vite i qeverisë shqiptare, tani në mërgim, lëshoi nga Zvicra aktakuza mbi Edi Ramën, Erion Veliajn si eksponentët më kryesorë të mafias në Shqipëri.

Si hajdutët më kryesorë në aferën e djegësave.

Ai deklaroi se nëse do të hetohej kjo aferë, shqiptarët do të llahtariseshin dhe se përfshirja është maksimalisht në nivelet më të larta.

Nëse keni ndjekur këto ditë ka qenë një zhvillim i jashtëzakonshëm. Ky zhvillim është se për herë të parë, me gjithë akuzat direkte për Edi Ramën, Erion Veliaj, Altin Dumani, Belinda Balluku, asnjë fjalë, asnjë rrokje nuk kanë shqipëruar ata të cilët menduan se, Arben Ahmetaj nuk ka gjë të re, u ngutën.

E vërteta është se të gjitha ato që i ka thënë Arben Ahmetaj, i ka thënë PD në mënyrë të përjavshme.
Por mos harroni miqtë e mi se kësaj here, bomba shpërthej nga brenda.

Kësaj here, Edi Rama nuk guxoi të flasë, sepse Arben Ahmetaj i nxjerr të tjera. Kësaj here, Edi Rama nuk foli, ndonëse Arben Ahmetaj u tha shqiptarëve se kryesia që ai drejton, qeveria që ai drejton është një organizatë e mirëfilltë kriminale. Se vetë Edi Rama është arkitekti famëzi i kanabizimit të Shqipërisë.

Se ai është niveli maksimal që mbledh 17 firma në një orë në aferën e djegësave. Kurse Rama heshti dhe vetëm heshti, sepse Rama dëgjoi fjalën tjetër, po të hetohet, shqiptarët llahtarisen.

Deklaratat e Arben Ahmetajt, strukën në strofullën e tij, Neronin e Tiranës, Erion Veliajn. Ai është pronari tha, është pronari i vërtetë i djegësit. Keni dëgjuar ju të ketë shqipëruar një fjalë?

I nxorri dhe ndërmjetësin me të cilin ka zhdukur 60 milionë. Keni dëgjuar të shqipërojë një fjalë. Por nga i gjithë establishmeti i narko shtetit, organizata kriminale që quhet qeveri, organizata tjetër kriminale që quhet bashki, asnjë nuk foli.

Por një njeri foli, të më lejoni pak ju lutem të ja lexoj në mënyrë tekstuale se si Bolino i Edi Ramës, akuzon sot Erion Veliaj: Se si Bolino pohon e zezë mbi të bardhë, se Erion Velaij është pronari i djegësit të Tiranës:

Do më lejoni të ua lexoj: Arben Ahmetaj, pa e pasur mendjen zbuloi mëkatën e tij, pra që është ai informatori politiko-informatik në skandalin e inceneratorëve dhe duke treguar urrejtjen e tij për Erion Veliajn, që e përjashtoi nga projekti i Tiranës.

Pra Bolino i Ramës, thotë se Erion Veliaj, pronari i djegësit përjashtoi Arben Ahmetaj, dhe e vërteta është se ky është i vetmi reagim gjer sot, pas 3 ditësh nga klani mafioz i vjedhjes së shekullit.