zoom

Politikë

Akuza e fortë e Kryemadhit: SHISH, SHIU dhe operacionalja e Ministrisë së Brendshme po përgjojnë LSI

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një akuzë të fortë në emisionin ‘Opinion’.

Sipas saj, të gjithë strukturat e shtetit kanë vënë në përgjim atë dhe përfaqësues të LSI-së, më konkretisht i referohet Operacionales së Ministrisë së Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) dhe Shërbimi Informativ Ushtarak (SHIU).
Kjo akuzë e fortë vjen kur kanë mbetur 5 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.