zoom

Politikë

Akuza e fortë e Berishës: Me charter-in e Ramës transportohet drogë

Mbrëmjen e sotme, Sali Berisha ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me fluturimet private të Edi Ramës, me charter-in e luksit, “Ismaili”.

Berisha shprehet se në 140 fluturime private, Rama ka transportuar drogë me avionin e tij dhe se do i vijë koha kur do të hetohen një për një të gjitha këto akuza nga opozita.

“Edi Rama me avionin e tij privat, rezulton se ka udhëtuar 3 gjer në 7 herë më shumë se çdo kryeministër në Europë, Azi, Afrikë dhe Oqeani. Çfarë janë këto udhëtime? Janë një pjesë për punë. Të tjerat janë udhëtime transporti. Gjerësisht thuhet se me “Ismailin” e tij, se i ka vënë emrin e Ismail Qemalit ky hajdut që ka vetëm veten shok në histori, transportohen tonelata drogë. Transportohen tonelata euro të vjedhura. Transportohen tonelata narkoeuro. Ndaj dhe në 18 muaj, 140 udhëtime. Ndaj dhe emërohet Taulant Balla për të shkatërruar TIMS-in në mënyrë që të mos gjenden gjurmët e këtyre udhëtimeve,”- tha Berisha ndër të tjera.

Më tej vijoi:

“Por ja ku ia them këtu, se ai do hetohet për secilin prej këtij udhëtimi. Dhe miqtë e mi, ka një statistikë të tmerrshme. Thonë se nga Shqipëria niset valixhe diplomatike më shumë se nga 30 vende të marra së bashku. Kjo sepse valixhet diplomatike të Ismailit transportojnë drogë, krim, krim, drogë. Ndaj dhe gjyqi publik, prokurori publik është rruga e vetme për të damkosur këta hajdutë që vjedhin dhe fshehin me Skapin e tyre, me drejtësinë e tyre. Sonte jam këtu t’i them Edi Ramës se nuk ka forcë në botë që të shpëton nga drejtësia. Se krimi yt në Shqipëri dhe botë do ndëshkohet me forcën më të madhe të ligjit.
Duke përfunduar, ju falënderoj me shumë, shumë mirënjohje. Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë pa kthim, këtë betejë drejt fitores. Betejën për qeverinë teknike, betejën për qeverinë teknike, për zgjedhje pa Edi Ramën, për votën e lirë, për fitoren e opozitës.”/ Zoom.al