zoom

Aktualitet

Akulloret me përmbajtje kancerogjene/ AKU: E asgjësuam të gjithë sasinë. Cili gënjen?

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit reagoi pas skandalit të denoncuar një ditë më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për akullore me përmbajtje kancerogjene që kanë qarkulluar në tregun shqiptar.

AKU pretendon se gjithë sasia e akullores e importuar nga Franca, pas verifikimeve të kryera, është bllokuar dhe asgjësuar nga tregu.

Njoftimi i AKU

Referuar shqetësimit të transmetuar në media me importin e produktit akullore nga Franca me prani të oksid etileni, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton lidhur me masat e marra në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve si me poshtë:

– Më datë 30.07.2021 ora 11.49 PM nga sistemi RASFF informohemi se Shqipëria është në listën e 47 vendeve të cilat janë furnizuar me produktin akullore të prodhuar nga një kompani franceze, e cila përmbante “Substancën e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores”.

– Me marrjen e njoftimit, AKU kryen verifikimet e sasisë të importuar për lotet respektive të evidentuara në njoftim, si dhe kreu inspektimin në këto Operatorë të Biznesit Ushqimor me qëllim ndjekjen e gjurmueshmërisë së produktit dhe tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e tij.

– Importet për këtë produkt sipas loteve të përcaktuara nga sistemi RASFF janë kryer gjatë periudhës nga data 01.03.2021 deri me 22.05.2021 (data para daljes së njoftimit nga sistemi RASFF me datë 31.07.2021) .

-Brenda periudhës 7 ditore nga marrja e njoftimit, është kryer inspektimi në subjektet respektive dhe më pas është bllokuar dhe asgjësuar e gjithë sasia e këtij produkti.

– Nga ana e AKU është bërë njoftimi për konsumatorin për produktet e përcaktuara në Lot-e respektive, për moskonsumim dhe kthim mbrapsht në pikat e shitjes ku e kishin blerë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Inkurajojmë të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.

Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Denoncimi i KLSH

Por ndryshe nga AKU, të martën Kontrolli i Lartë i Shtetit denoncoi se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka kryer asnjë veprim dhe nuk e ka bllokuar sasinë e akullores.

“Në 27.7.2021, u zbuluan markat e akullore, Oksid Etileni në akulloret e prodhuar në Francë, u zbulua nga Spanja që më pas ka njoftuar në sistemin ras 47 shtete, për komantimin e akullores me Oksid otileni në disa akullore. Me pas në 30/7/2021 ka ardhur email, drejtuesit e AKU për këtë gjë. AKU, është njoftuar menjëherë dhe duhet të merrte masa për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara. Oksidi Etileni shkakton kancer, leucemi, ndikon në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. AKU nuk kreu asnjë veprim, nuk e bllokoi këtë produkt”, deklaroi kreu i KLSH, Arben Shehu gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë.

Postime të lidhura