zoom

Lajme

Aktorja Megan Fox trazon fansat me barkun e fryrë në klipin e këngës. Aludohet për…

Megan Fox u shfaq në videoklipin e këngës së re të Machine Gun Kelly ‘Lonely Road’ me barkun e fryrë, duke ngritur pikëpyetje te fansat nëse kjo është një shtatzëni e vërtetë.

Aktorja 38-vjeçare në videon e këngës shfaqet me barkun e fryrë. Në fakt, në fund të klipit ajo dhe partneri i saj janë duke luajtur me një vajzë të vogël. Titujt e fundit i hutuan edhe më shumë fansat, pasi në një moment shkruhej: Prezantimi: Baby Violet Leika”.

Rrjeti ka ngritur dyshime nëse Foxx është shtatzënë në jetën reale. Të tjerë e uruan çiftin pa pritur asnjë konfirmim. Një përdorues i Reddit gjeti një koment në Instagram nga një grua që pretendon se është nëna e fëmijës në video, duke konfirmuar se Fox “nuk është” shtatzënë dhe se “ishte vetëm për videon”. Gjithashtu, gruaja shtoi se “vajza ime e vogël bëri shumë mirë dhe u argëtua shumë”.

Foxx dhe Kelly as nuk i kanë konfirmuar e as mohuar thashethemet për shtatzëninë.

Aktorja e njohur ka treguar se ka pësuar një abort gjatë lidhjes me muzikantin. Kelly e trajtoi abortin në këngën e tij “Don’t Let Me Go” vitin e kaluar dhe Fox shkroi për humbjen “me të vërtetë tragjike” në librin e saj me poezi, “Pretty Boys Are Poisonous”. /ZOOM.AL/