zoom

Lajme

Aktori Eddie Murphy martohet për herë të dytë, baba i 10 fëmijëve. Kush është nusja fatlume

Aktori i njohur hollivudian dhe producenti i filmave Eddie Murphy dhe Paige Butcher u martuan pas gjashtë vitesh fejesë.

Sipas një raporti nga People, çifti shkëmbyen betimet e dashurisë dhe besnikërisë së përjetshme në një ceremoni private në Anguilla të martën, më 9 korrik.

Të pranishëm në martesë ishin vetëm të afërmit dhe miqtë e tyre të ngushtë. Nusja zgjodhi një fustan mahnitës nga Mira Zwillinger, ndërsa aktori 63-vjeçar është shfaqur me të bardha.

Kjo ishte martesa e dytë për Murphy, i cili më parë ishte martuar me Nicole Mitchell Murphy.

Çifti filloi lidhjen në vitin 2012 dhe mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Izzy, në vitin 2016. Dy vjet më vonë, në vitin 2018, dy muaj pas fejesës së tyre, lindi fëmija i dytë, Max.

Murphy ka gjithsej dhjetë fëmijë. Përveç të dyve që ka me gruan e tij aktuale, ai është edhe prind i Eric, Christian, Miles Mitchell, Bria, Sain Audra, Bella Zara, Zola Ivy dhe Angel Iris. /ZOOM.AL/