zoom

Të gjitha

Jada Pinkett reagon për herë të parë pas incidentit në “Oscars 2022”

Gruaja e aktorit të njohur Will Smith, Jada Pinkett Smith ka reaguar  për herë të parë pas incidentit që ndodhi në “Oscars 2022”.

Ajo ka postuar një thënie në llogarinë e saj të “Instagram”-it ku shkruhej:  “Ky është një sezon për shërim dhe unë jam këtu për këtë gjë.“

Mesazhi i Jada vjen pas deklaratës së Will në të cilën ai i tha publikut:

“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve ‘Oscar’ mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht,” shpjegoi ai.

Aktori 53-vjeçar gjithashtu i kërkoi falje edhe Chris, diçka që ai nuk e bëri kur iu drejtua audiencës në “Academy Awards” pasi fitoi “Oscar”-in si “Aktori më i mirë”.

Ai gjithashtu përfshiu në deklaratën e tij edhe një falje për “Akademinë, producentët e shfaqjes, të gjithë të pranishmit dhe të gjithë ata që shikojnë anembanë botës, familjes së yjeve të tenisit Venus dhe Serena Williams dhe atyre që janë përfshirë në filmin./L.K

/Zoom.al