zoom

Aktualitet

Aksioni i RENEA-s në Pogradec/ Dalin detaje të reja, çfarë u gjet në banesa

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni policor i RENEA-s në bashkëpunim me autoritetet lokale në Pogradec këtë të premte.

Në total janë kontrolluar 29 banesa, brenda të cilave janë gjetur sende të jashtëligjshme të 14 personave të shoqëruar.

I kërkuari nga pilicia Erjon Llapushi, nuk është gjetur në shtëpinë e tij. Ndërkohë, janë gjetur armë, sasi të konsiderueshme parash dhe lëndë narkotike.

Në disa shtëpi të kontrolluara u gjetën 90 milionë lekë të vjetra në një shtëpi, 50 milionë lekë të vjetra në një shtëpi tjetër, 26 mijë dollarë, 500 kg karburant që dyshohet të jetë kontrabandë, si dhe sekuestruar edhe aparate celular që përdoreshin për lojëra fati.

Në 3 banesa është gjetur edhe sasi lënde narkotike kokainë.

Postime të lidhura