zoom

Ekonomi

Aksionet globale bien mes tensioneve në rritje mbi Ukrainën

Tregjet globale të aksioneve kanë rënë pas alarmit për rritjen e tensioneve mes Uashingtonit dhe Moskës për Ukrainën.

Në Nju Jork, Dow Jones ra me 1.8%, S&P 500 ra me më shumë se 2% dhe Nasdaq u mbyll me gati 3% më poshtë.

Rënia erdhi pasi presidenti amerikan Joe Biden akuzoi Rusinë se kërkon justifikime për një pushtim, ndërsa shtoi se sulmi ndodh brenda disa ditësh

Në tregjet aziatike të premten, Hang Seng në Hong Kong ra me 1.8%, ndërsa Nikkei në Japoni ra 0.4%.

Presidenti Joe Biden tha të enjten se veprimet ushtarake mund të fillojnë menjëherë. Nga ana tjetër Rusia i konsideroi deklaratat të pabaza dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për nxitje të tensioneve.

Rusia i quajti pretendimet “të pabaza” dhe akuzoi SHBA-në për nxitje të tensioneve.

Me pasigurinë rreth situatës, ndërsa forcat ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia shkëmbyen zjarr në Ukrainën lindore, rriti shqetësimet e investitorëve, duke bërë që shitja të përshpejtohej në tregtinë e pasdites vonë.

Rënie më të madhe mësuan firmat e teknologjisë dhe komunikimit, të cilat prekën shumicën e sektorëve në S&P 500 dhe e shtynë Dow Jones në rënien e tij më të madhe ditore që nga 30 nëntori.

Kontratat e së ardhmes të naftës ranë me më shumë se 2%, dhe zyrtarët amerikanë zhvilluan diskutime me Arabinë Saudite rreth një “qasjeje bashkëpunuese” për menaxhimin e presioneve të mundshme të tregut që vijnë si pasojë e një pushtimit ë mundshëm rus në Ukrainë, tha Shtëpia e Bardhë.

Ndër të paktat sektorë që nuk u prekën ishin sektorët e produkteve të konsumit, të udhëhequr me rritje nga Walmart.

Gjigandi i zbritjeve u rrit me 4% pasi raportoi shitje të forta për pushime dhe drejtuesit thanë se prisnin që më shumë blerës t’i drejtoheshin atij pasi janë shtuar shqetësimet për rritjen e kostos së jetesës.

Po ashtu edhe ari u rrit në nivelin më të lartë të tetë muajve./ BBC