zoom

Aktualitet

Aksidentoi studenten dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi në Korçë

Arrestohet drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin në Korçë, ku u plagos një studente, i cili u largua nga vendngjarja.

Ngjarja ndodhi pranë Universitetit “Fan Noli”. Pas hekurave ra 38-vjeçari me inicialet I.DH., i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes, në afërsi të banesës së tij në lagjen 12.

Fatmirësisht vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spital.