Aplikacion
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që si pasojë e aksidentit të shkaktuar nga i dyshuari Samuel Çela, humbi jetën 65-vjeçari francez, i cili edhe pse u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 14.03.2024, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e fshatit Spiten, me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtonte, ka aksidentuar automjetin me drejtues shtetasin francez A. P., 65 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Mjekët thanë se viktima kishte plagë të shumta dhe hemorragji të brendshme, duke e bërë të pamundur mbajtjen në jetë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/