zoom

Aktualitet

Aksidentoi me vdekje kalimtarin në Fier, arrestohet shoferi 20-vjeçar. Priten rezultatet e…

Policia vendore njoftoi sot se arrestoi 20-vjeçarin që akuzohet se shkaktoi mbrëmë aksidentin me pasojë vdekjen e një këmbësori 52-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, në Fier.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, ku automjeti me drejtues shtetasin B. H. përplasi shtetasin D. Gj., 52 vjeç, i cili humbi jetën në spital, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 20 vjeç, banues në Mbrostar Ura”, thekson policia.

Pamjet ishin sa tragjike, aq edhe të dhimbshme, teksa fuoristrada kishte dalë nga rruga duke shkulut, shkatërruar gjithçka, mes tyre mori edhe jetën e kalimtarit fatkeq.

Hetimet e rastit i ndjek prokuroria vendore. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të panjohura, teksa priten rezultatet e analizave për të riun nëse ishte i dehur apo i droguar, apo shpejtësia dhe humbja e kontrollit të mjetit solli pasojën e rëndë./ZOOM.AL/