zoom

Sport

Aksidentohet rëndë ylli i golfit, Tiger Woods

Ylli i golfit, Tiger Woods është dërguar në spital, pasi ka marrë dëmtime serioze, si pasojë e një aksidenti me makinë. Lajmin e ka dhënë Departamenti i Policisë të Los Angeles. 45-vjeçari amerikan u përfshi në një aksident në kufirin e Rolling Hills Estates dhe Rancho Palos Verdes në Kaliforni të martën në mëngjes.

Sipas raportimeve në SHBA, Woods duhej të nxirrej nga automjeti me prerjen e makinës së tij prej zjarrfikësve dhe ndihmësmjekëve. Departamenti i Qarkut të LA-së konfirmoi se u përdorën mjete shtesë për të nxjerrë ish-numrin një të tenisit nga rrënojat para se ai të transportohej në një spital lokal.

“Shoferi u identifikuan si lojtari i golfit PGA Eldrick Tiger Woods”, thuhet në një njoftim nga Departamenti i Qarkut të LA-së.

Ngjarja është ende në zhvillim e sipër dhe në orët në vazhdim do të dalin detaje të reja për gjendjen e Woods-it.