zoom

Aktualitet

Aksidentimi i autobusit në Kroaci/Viktima një 41-vjeçar shqiptar, shoferi rëndë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentin tragjik në Kroaci, ku u përfshi në autobus me targa shqiptare. Mediat kroate bëjnë me dije se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur një 41-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit.

Ndërkohë, autobusi me targa shqiptare AB802CT, që drejtohej nga një 58-vjeçar shqiptar humbi kontrollin krejt papritur, duke u përmbysur në rrugën me borë.

Ndërkohë, 7 persona, mes të cilëve dhe shoferi, u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.

Po ashtu raportohet se shoferi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Karllovacit. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit.