zoom

Aktualitet

Aksidenti tragjik, mes viktimave edhe dy ukrainas

Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik në Qafë-Muzinë janë edhe dy persona nga Ukraina. Policia konfirmon se pesë persona humbën jetën, pasi furgoni ra në humnerë. Gjithashtu, kanë mbetur të plagosura katër vajza, mes tyre edhe shoferja e mjetit “Land Rover”.

Njoftimi i policisë:

Informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë,

T.F., 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrahinë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).