Aplikacion
Sipas medieve maqedonase, në mjet kanë qenë në total 52 persona, 7 prej të cilëve i mbijetuan aksidentit dhe janë shtruar në spitalin “Pirgov” në Sofje.
Ndërkohë kryeministri, Zoran Zaev ka shprehur ngushëllime për personat të cilët kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur në autostradën “Struma” në Bullgari.
Në një deklaratë për BNT, Zaev u shpreh se për aksidentin është informuar nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe nga kryeministri Stefan Janev.
Kreu i qeverisë ka shtuar se menjëherë është nisur për në Bullgari dhe se atje janë edhe ekipe të Maqedonisë së Veriut.
Nga ana tjetër, mediat maqedonase shkruajnë se në spital ndodhet një vajzë 17-të vjeçare dhe 6 të rritur, njoftoi për VTA d.r. Marja Argirova. 17-vjeçarja dhe pesë nga të rriturit janë vendosur në Klinikën për djegie, ndërsa njëri pacient është dërguar në Klinikën për Traumatologji. Fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Autobusi rreth orës 21:00 ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreev. Rreth orës 3:00 ka ndodhur aksidenti në autostradën Sofje- Bllogoevgrad. Për momentin nuk ka informacione nëse autobusi ka humbur kontrollin dhe më pas ka marrë flakë.