zoom

Aktualitet

Aksidenti i frikshëm, shikoni si është përmbysur Ferrari me targa të huaja anash rrugës

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor tek Gjiri i Lalzit mëngjesin e sotëm.

Një Ferrari me targa të huaja ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Mjeti luksoz, ngjyrë të kuqe, shihet i përmbysur në kanal anash aksit rrugor.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhej  edhe një Ferrari ngjyrë blu.

Nuk dihen ende shkaqet  e aksidentit dhe nëse ka të lënduar.