zoom

Bota

Aksidenti ajror në Kanada/ Kompania ajrore iu jep mijëra dollarë secilit pasagjer

Kompania ajrore Delta Air Lines po u ofron pasagjerëve të avionit që mori flakë dhe u përmbys në një pistë të Torontos 30,000 dollarë secili.

Nga shpërblimi i majmë, përfitojnë 80 persona, 76 pasagjerë dhe 4 anëtarët e ekuipazhit.

Të gjithë mbijetuan mrekullisht pas përplasjes dhe rrokullisjes së avionit në pistë pak ditë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Toronto Pearson të hënën.

Shpërblimi duket se i paraprin një dëmshpërblimi të mundshëm në miliona dollarë që mund të kërkonin secili nga personat sipas ekspertëve ligjorë.

Disa ditë pas ngjarjes autoritetet nuk kanë dhënë detaje se çfarë ndodhi dhe cilat ishin shkaqet e aksidentit.