Aplikacion
Vetëm pasditen e kësaj të diele u regjistruan dy aksidente rrugore, njëri prej të cilëve me pasojë fatale për një të moshuar.
Në Nikël të Krujës, 77-vjeçari u përplas për vdekje nga një 23-vjeçar, që drejtonte një mjet tip “Audi”. Prej plagëve të rënda, i moshuari ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.
Ndërsa në aksin rrugor Pogradec-Maliq, u regjistrua një tjetër aksident, ku u plagosën dy adoleshentë.
Ngjarja ndodhi në afërsi të një pike karburanti në kryqëzimin e fshatit Velitërnë.
Sipas policisë, dy adoleshentët po udhëtonin me motor nga Pogradeci në drejtim të Korçës kur janë përplasur nga një mjet tip “Ford” I cili po vinte nga Korça në drejtim të Pogradecit. Në momentin e aksidentit mjeti ka kaluar nga krahu i djathtë i rrugës nacionale për në krahun tjetër në drejtim të pikës së karburantit, moment ky që ka sjellë edhe përplasjen me motorin që udhëtonin dy të rinjtë.
Nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur te dy 17 vjeçarët të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës ku e po marrin ndihmën mjekësore.
Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se të dy adoleshentët janë jashtë rrezikut për jetën.