zoom

Aktualitet

Aksidentet/Policia me dorë të hekurt, vendos 400 gjoba vetëm në Fier

Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier Kryekomisar Valentin Florini, ka deklaruar se edhe në këtë qytet, pas urdhrit nga Drejtori i Policisë Gledis Nano, janë intensifikuar masat me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë vendosur mbi 400 masa për shkeljet të cilat janë burim aksidenti: 200 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë, 29 përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 27 për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 49 masa administrative për parakalime të gabuara, 7 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse, 82 masa për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.

Sakaq, Florini iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me Policinë Rrugore dhe të kontriubojnë të gjithë së bashku për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.