Aplikacion
Një 34-vjeçar përfundoi në prangat e bluve të kryeqytetin pasi humbi kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ku si për pasojë humbi jetën një 35-vjeçar.
Po ashtu është ndaluar edhe një 33-vjeçar i cili përplasi një të moshuar afërsi të TEG.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç;
– K. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, në afërsi të TEG-ut, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin E. K., 82 vjeç;