zoom

Bota

Aksident tragjik/ Treni me pasagjerë përplaset me autobusin, vdesin 8 persona

Tetë persona ndërruan jetë në një aksident tragjik këtë të hënë.

Në rajonin Taroslavl të Rusisë, një tren pasagjerësh u përplas me një autobus, duke shkaktuar pasoja fatale për udhëtarët.

Sipas mediave të huaja, autobusi u ndal në shina ndërsa po përpiqej të kalonte vendkalimin hekurudhor.

Distanca mes autobusit dhe trenit që po lëvizte në hekurudhë ishte shumë e shkurtër dhe për pasojë, drejtuesi i trenit e kishte të pamundur të manovronte dhe të shmangte përplasjen.

Sipas një deklarate nga Ministria e Emergjencave të Federatës Ruse, tetë personat që humbën jetën udhëtonin në autobus, ndërsa 340 udhëtarët e trenit nuk u lënduan.