zoom

Aktualitet

Aksident tragjik në Shëngjin/ Vdes i riu, në luftë për jetën pasagjeri (EMRAT)

Një i ri humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, ku 30-vjeçari Gjovalin Voka humbi drejtimin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë elektrike.

Përplasja ishte fatale për të, duke ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa i plagosur rëndë mbeti edhe pasagjeri që udhëtonte bashkë me të, Anton Voka.

Ai është në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.