zoom

Aktualitet

Aksident tragjik në Lezhë, vdes i riu

Një 30-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor pasditen e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Shëngjin.

I riu po udhëtonte makinë, kur u përplas me një kamion.

Përplasja ishte me pasoja fatale për 30-vjeçarin, ndërsa të plagosur mbetën edhe shoferi i kamionit dhe një 40-vjeçare që udhëtonte së bashku me të riun në makinë.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve.

Policia po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.