zoom

Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi/ Vdes shqiptari, kunati i tij në gjendje kritike

Një shqiptar humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Greqi.

32-vjeçari me origjinë shqiptare Kosta T. u përplas me makinë, teksa udhëtonte në rrugën nacionale Antirrio-Janinë.

Ai humbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga. Për pasojë, makina u përplas me një mur dhe u përmbys.

Së bashku me të, në makinë ndodhej edhe kunati i tij (vëllai i bashkëshortez), 26 vjeç. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar.