zoom

Bota

Aksident tragjik në Gjermani – Përmbyset autobusi me udhëtarë. Policia: Ka shumë viktima

Një aksident tragjik u regjistrua këtë të mërkurë në Gjermaninë Lindore, pranë Lajpcigut.

Mediat gjermane raportojnë se një autobus, me të cilin po udhëtonin 53 pasagjerë dhe dy shoferë nga Berlini në Zyrih, doli nga rruga dhe u përmbys.

Nga aksidenti humbën jetën pesë persona, të gjithë pasagjerë, dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

“Disa persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradën A9. Ka shumë viktima”, tha policia.

Pas aksidentit, autoritetet bllokuan qarkullimin në autostradë.

Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk janë zbardhur ende nga autoritetet.