zoom

Aktualitet

Aksident tragjik në Fier/ Makina bie në kanal, vdes 29-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor u shënua në mesnatë në Fier, në fshatin Zhym.

Një 29-vjeçar me inicialet E. K. humbi jetën pasi makina me të cilën po udhëtonte ai ra në kanal.

Prej goditjes së fortë, i riu ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa makina u shkatërrua plotësisht dhe nevojitej ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e trupit të pajetë.

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia.