Aplikacion
Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, ku nëna dhe fëmija u aksidentuan teksa ecnin në këmbë nga një mjet tip “BMW”, që drejtohej nga një 25-vjeçar.
Për pasojë, nëna 30-vjeçare humbi jetën, ndërsa fëmija i saj 2-vjeçar ndodhet në spital, pa rrezik për jetën.
Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.