zoom

Aktualitet

Aksident në zonën e “freskut”në Tiranë, vdes 17-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë, ku ka humbur jetën një 17- vjeçar. Enjo Saliaj, 17-vjeç, i cili po udhëtonte me motor, është përplasur nga një makinë me drejtues shtetasin A.F.

Policia bën me dije se në aksident është përfshirë një makinë dhe një motomjet, dhe për pasojë përplasja ka rezultuar fatale për të riu.

Ai u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.